Bekim Sali: Ajshja, pas 9 muajve trajtim fitojë betejën kundër leukemisë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka njoftuar se sot në Klinikën për Pediatri, pas 9 muajve trajtim, Ajshja fitoi betejën kundër leukemisë dhe ju kthye jetës normale.
“Sot, në Klinikën e Pediatrisë, kishim një ditë feste. Ajshja më në fund, nën tingujt e ziles festive, pas 9 muaj trajtim kundër leukemisë, e fitoi betejën dhe sot përfundimisht iu kthye jetës normale.
Nën emocionet që na i dhuroi kjo ngjarje, sot ishin aty për ta mbështetur dhe uruar për këtë sukses, njëherazi duke dhënë mesazhin se asnjë sëmundje nuk është më e fuqishme se vullneti i çeliktë për jetë.
Duke ia uruar këtë sukses Ajshes , përmes një dhurate simbolike, uroj që zile të këtilla dhe ditë të këtilla të kemi sa më shpesh.
Ne jemi këtu pikërisht për këtë arsye!”, ka shkruar Bekim Sali.