Bastiset shtëpia e 30-vjeçarit, kapet municion!

Më datë 31.12.2021, pasi sigurimit të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e K.N.(30) nga Ohri.

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë bastisjes është gjetur dhe marrë 33 plumba nga pushkë automatike dhe 3 plumba nga pistoleta e kalibrit 9 milimetër.

Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, transmeton TV21.