Basha e pret me mbledhje protestën e Sali Berishës

Edhe pse sot është thirrur protesta e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, duket se e konsideron një ditë normale pune.

Sot, në orën 11:00, një orë para nisjes së protestës, është thirrur një mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë.

Ndërkohë, Lulzim Basha është paraqitur në seli pak pas orës 08:00 të mëngjesit. /A2/