Arrestohet 30 vjeçari nga Shkupi, theu traun e pikëpagesës dhe goditi veturën e policisë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 30 vjeçarin nga Shkupi pasi në mesnatë së fundmi kishte goditur edhe veturën e Policisë. “Punonjësit policor nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 30 vjeçarin B.S. nga Batinca e Shkupit. Ai rreth orës 01:00 në autorrugën Shkup-Kumanovë me veturën e tij “BMË”, me targa të Shkupit, kishte thyer traun te stacionin e pikëspagesore”, deklarojnë nga Policia. Pas kësaj, ai në hyrje të Shkupit dyshohet se ka goditur veturën e Policisë.