Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (2-janar) rreth orës 18:15 kanë privuar nga liria personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe për të cilën menjëherë është raportuar në SPB Tetovë informon Tetovasot. Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore. Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ustai 72-vjeçar: Pres të iki në Gjermani të punoj
- Artan Grubi: Ne jemi Ahmetist, ne jemi grupi i Ali Ahmetit
- Nuhi Neziri: Kriza ekonomike dhe energjetike nuk na ndali të jemi afër qytetarit
- Ministrat e BDI-së nuk ndalen, Jeton Shaqiri takon banorët e Shuto Orizares
- “Gjykohem se përdor lodra s*ksi”, 35-vjeçarja: I blej online, i bëj qejfin vetes (VIDEO)
- Drejtues të lartë të BDI Çair kundërshtojnë deklaratat e Visar Ganiut
- Spahiu: Të kërkosh BDI-në e para 8 viteve, BDI-në e amoralitetit është dashakeqësi
- Zbardhen rrethanat e aksidentit me vdekje në Durrës: 66-vjeçari humbi kontrollin e motorrit pasi u përplas nga makina
- Arrestohen 3 shtetas të Bullgarisë, tentuan të sulmojnë fizikisht policët e Maqedonisë
- Testet vetëm maqedonisht, nxënësit shqiptarë braktisin garën në matematikë