Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.TetovaSot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Lëvizja Besa zgjedh kryetarin dhe kryesinë e degës në Vrapçisht
- Ibrahimi: Interpelanca e opozitës “Non Grata” nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!
- Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
- Ademi: Ata që e shkarkuan Iliren do të bëjnë çmos mos të shkarkohen funksionarët e VLEN
- Qeveria daneze po shqyrton rritjen e pranisë ushtarake në Grenlandë
- Në Qafë Thanë policia shqiptare ka parandaluar kontrabandë të barnave
- Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev
- Zyrtare: SHBA ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës në Serbi
- BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit – Tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e branitellave me çdo kusht
- Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern