Sot (06.01.2022) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e SPB Tetovë është kryer aksion i intensifikuar kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar, me ç’rast janë sanksionuar 92 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 15 drejtues kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara dhe 77 në një jashtë zonave të banimit. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, para së gjithash në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, magjistralen Gostivar-Kërçovë dhe rrugët rajonale dhe lokale përreth, por edhe nëpër rrugët e qytetit në Tetovë dhe Gostivar.