73-vjeçarja ndërtoi nënkulm jashtë ligjit, u falsifikuan dokumente, të përfshirë edhe punëtorë në Komunë!
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Sveti Nikollë ka ngritur padi penale kundër J.A.(73) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “nxitje të falsifikimit të dokumenteve”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Padi është ngritur edhe ndaj T.G.(68) dhe I.P(63) nga Kavadari, inxhinierë – arkitektë të autorizuar në dy kompani, si dhe kundër Z.S.(59), B.S.(64) dhe D.J.(52), që të tre të të punësuar në Sektorin e Urbanizmit, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe punë komunale në Komunën e Sveti Nikollës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare”.
“J.A., në rolin e personit fizik, gjatë vitit 2019 ka parashtruar kërkesë për përgatitje të projektit bazë dhe ideor për ndërtimin e objektit në rrugën “Sheshi Ilinden” në Sveti Nikollë, në kundërshtim me Planin urbanistik, ku për parcelën ndërtimore është paraparë ndërtim P+2 kate, ndërsa kërkesa ka qenë për ndërtim të P+2+nënkulm. T.G. ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit duke përgatitur projekt ideor dhe bazik për ndërtimin e objektit me hapësirë P+2 kate dhe në mënyrë shtesë ka vendosur edhe një kat nënkulmi në lartësi prej 2.70 metra. I.P., sërish, ka keqpërdorur autorizimin dhe pozitën zyrtare dhe ka tejkaluar kufijtë duke përgatitur projekt bazë, sikur projekt i përpiluar në përputhje me planin urbanistik. Kështu, dokumentacioni i përpiluar i falsifikuar, bashkë me Kërkesën për dhënien e pëlqimit për ndërtim, J.A. e ka përdorur në Komunën e Sveti Nikollës për dhënien e miratimit për ndërtim, pas çfarë Z.S., B.S. dhe D.J. kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimin zyrtar duke dhënë Miratim për ndërtim në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Planin urbanistik. Me veprimet në fjalë, i denoncuari i dytë, i tretë i katër, i pestë dhe i gjashtë, në emër të llogarisë së të denoncuarës së parë, kanë mundësuar që e njëjtat të sigurojë edhe një kat – nënkulm, në hapësirë prej 85 metra katror në vlerë prej 3.600.000 denarë “, qëndron mes tjerash në njoftim.