6 janari ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks6 janari ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks
6 janari 2022 (e enjte) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni.
Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku thonë se më 6 janar është festa e Buzmit.
“Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2022 (e enjte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Ua urojmë Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks”, thonë nga MPPS.