Në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është denoncuar një rast i dhunën familjare.
Babai 46-vjeçar ka denoncuar birin 18-vjeçar, pasi i njëjti e ka sulmuar fizkisht.
“Më datë 26.01.2022 në ora 19.20 në SPB Ohër është denoncuar se N.T.(46) nga Ohri, pas diskutimit paraprak është sulmuar dhe lënduar me mjet të mprehtë nga biri i tij P.T.(18). Kundër sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.