16 sanksione për parakalime të paligjshme në territorin e Tetovës

Sot (05.01.2022) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë tejkalime të kundërligjshme në territorin e Tetovës, me ç’rast janë sanksionuar 16 vozitës, nga të cilët tetë në territorin e Tetovës dhe tetë në territorin e Gostivari. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.