Ish-kryetari i LSDM-së dhe kryeministri në largim, Zoran Zaev shprehet se në kushte të krizës botërore energjetike, arritëm të pengojmë rritje drastike të energjisë elektrike prej mbi 25 për qind dhe ta aktivizojmë prodhimin vendor për lehtësimin e goditjes së çmimeve. Çmimi i energjisë elektrike të furnizuesit universal – EVN HOME për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, do të rritet për 9,48 për qind lidhur me periudhën e llogaritur paraprakisht, siç informoi Komisioni rregullator për energjetikë.
Ai thekson se mbahet tarifa e lirë gjatë natës e rrymës, si dhe ajo për ditën e diel.
“Solidariteti i të gjithë aktorëve në sektorin e energjisë elektrike, reduktimi i shpenzimeve dhe kursimi është me rëndësi të madhe. Nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Të gjitha objektet e prodhimit vendas të energjisë elektrike janë në funksion të përballjes me sukses të krizës energjetike. Për momentin ka sasi të mjaftueshme të thëngjillit të parashikuar për funksionimin e TC Oslomej, si dhe për REK Bitola për operim me dy blloqe. TC Negotinë tashmë është përfshirë me gjysmë kapacitet, nga janari do të punojë me kapacitet të plotë, ndërsa nga janari do të përfshihet blloku i tretë i REK Bitola”, shkruan Zaev.
Zaev rikujton se në mbledhjen e sotme të qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, janë siguruar 60 milionë denarë mbështetje financiare me Programin për mbrojtjen e rasteve të rrezikuara.
Kujtojmë se sot KRRE mori vendim për shtrenjtimin e rrymës elektrike prej 9.48% dhe po ashtu i hoq edhe tarifa e lirë nga ora 14:00 deri në orën 16:00.