Një gostivaras ka marrë lëndime të rënda pasi ka goditur me automjetin që po drejtonte një kalë në lëvizje.
Sipas SPB Tetovë, me 29 dhjetor, gjegjësisht gjysmë ore pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë një makinë “Folksfagen Polo” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga Z.N (27) ka goditur një kafshë.
“Në aksidentin, bashkudhëtari në automjet. G.M. (48) nga Gostivari, ka marrë lëndime të rënda trupore. Ndihmë i është dhënë në spitalin e Gostivarit “Ferid Murad”. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar”, thonë nga MPB.
Sivjet, në rrugët e Gostivarit ka pasur 16 aksidente të shkaktuara nga kafshët.