Gazetari Arben Ratkoceri ka reaguar në një postim të tij pas vendimit të VMRO dhe ASH për ndryshim të emrave të rrugëve në qytetin e Shkupit.
Me këtë rast Bujare Abazi nga ASH ka votuar PRO propozimit për largimin e emërtimit shqip nga Shkupi. Nënkryetarja e qytetit të Shkupit ka votuar pro propozimit për të vendosur në rend dite pikën për ndryshimin e emrave të rrugëve në qytetin e Shkupit.
Ja postimi i tij:
Qeni i keq ta sjell ujkun në torisht!
Llogariteni, sot në Qytetin e Shkupit madje me votat e opozitës shqiptare dhe me propozim të VMRO-së, hyn në rend të ditës ndryshimi i “Vendimit për emrat e rrugëve, shesheve dhe urave” . Kjo iniciativë edhe pse nuk thuhet direkt ka të bëjë me largimin e emrave të personaliteteve shqiptare nga rrugët e bulevardet e Shkupit si Hasan Prishtina, Jusuf Gervalla, Ismail Kadare, Ernest Koliqi, Azem Morana…
Edhe diçka kurrë nuk më kishte shkuar mendja që vjen dita e LSDM do të del në mbrojtje, e opozita shqiptare të votojë “PËR” iniciativën për heqjen e emrave shqip.
P.s si e kanë filluar në qytetin e Shkupit shtrenjtë do me na kushtu hyxhymi i opozitës pas “Komunalecit”!😀
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë