Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:00 në rrugën e fshatit Brigjet e Kuqe është arrestuar 20-vjeçari A.J. nga Prilepi për shkak të transportit ilegal të emigrantëve.
“Përkatësisht, ai me veturën “Passat” me targa të Prilepit po transportonte pesë emigrantë nga Siria”, thonë nga MPB.
Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës.