Trafiku dominohet nga automjete të vjetra, ndotësit kryesor të ajrit

Me automjete të transportit publik më të vjetra se 20 vite dhe me vetura që kanë moshë mesatare prej rreth 18 vite, trafiku bëhet me rrezik të lartë. Rreziku shtohet kur kemi parasysh kontrollet jo të rregullta, që u bëhen sidomos automjeteve të transportit publik, por edhe veturave e që shpesh kryhen në punëtori private të kompanive. Nga Ministria e Brendshme për Alsat janë shprehur se, për të qenë më të sigurt në trafik, kontrollet e makinave duhet të jenë sa më të shpeshta. “Çdo udhëtar që është në komunikacion me makinën e tij është mirë ta ketë makinën në gjendje teknike të mirë dhe është i obliguar përveç kontrolleve vjetore të rregullta, të bëj kontrolle shtesë për gjendjen teknike të makinës, që në aspektin teknik ta ketë në rregull, për sigurinë e tij dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”- deklaroi Besir Qamili. Sektori i komunikacionit, Tetovë.