Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ClickPlus në TV21 tha se nuk dëshiron të komentojë vendimet gjyqësore, por që nuk është befasuar nga vendimi e Gjykatës së Apelit që Sasho Mijallkov të lirohet nga paraburgimi pas garancisë prej 11 milion eurove.
“Nuk do i komentoja vendimet gjyqësore dhe mendoj se kjo nuk është mirë. Çdo vendim mund të jetë i mirë dhe i keq. A më befasoi ky vendim, do të them se nuk më befasoi. Edhe ju jeni dëshmitarë edhe publiku maqedonas se sa herë publikisht kam reaguar për mënyrën se si funksionon gjykata, prokuroria, në përgjithësi sistemi”, tha mes tjerash Spasovski.