-ads3-

Një ndër kategoritë që duhet ndihmuar janë edhe atë me nevoja të veçanta.Dhe kur bëhet fjalë për një kategori të tillë që ka të bëjë me fëmijët , atëherë kjo ndihmë është e shumëfishtë për t’i bërë ata të ndjehen më të respektuar në shoqëri dhe jo të braktisur dhe anashkaluar shkruan Tetova sot.Në vijë të kësaj është një ndihmë që vjen nga një sipërmarrës që ka vendosur t’u ndihmojë pikërisht fëmijëve të kësaj kategorie .Bëhet fjalë për Meriton Neimin ,një i ri 20 vjeçar që ka themeluar një kompani dhe në hapin e parë ai ka vendosur të vizitojë shkollën” Liria” në Tetovë,ku kategorive të këtilla të nxënësve në këtë institucion të arsimit fillor u ka ndarë dhurata ,më saktësisht mjete pune për të cilët kanë ata nevojë, rreth procesit mësimor .Ai po ashtu ka patur një takim edhe me autoritetet e shkollës për këtë çështje.” Takuam edhe profesoreshat të cilat punojnë bashkë me këta fëmijë në procesin edukativo- mësimorë ,të cilët me përplot bujari na prezantuan me këta fëmijë me zemër të madhe dhe zemër të bardhë” u shpreh Neimi , sipërmarrës.Ai ka takuar edhe drejtoreshën e shkollës znj.Sanije Alili e cila pranoi pa hezitim që të vizitohen këta fëmijë dhe t’a pranojnë një ndihmë të këtillë . Tetova sot