Shahpaska: Me Strategjinë për barazi gjinore 2021-2026 do të mundësojmë dukshmëri të barabartë të grave dhe burrave
Me Strategjinë për barazi gjinore 2021-2026 do të vendoset kornizë gjithëpërfshirëse e aktiviteteve për avancimin e barazisë gjinore dhe statusit të grave, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në debatin publik të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Ajo tregoi se qëllimi është që Strategjia të siguroj barazi të plotë gjinore, përforcimin e statusit të grave në shoqëri dhe qasje të barabartë në burimet dhe pjesëmarrje të barabartë në sjelljen e vendimeve.
“Vizioni i barazisë gjinore është dukshmëria e grave dhe burrave. Paga e njejtë për kryerjen e punëve të njejta me kualifikime arsimore dhe profesionale. Ky parakusht i rëndësihëm për zhvillimin ekonomik të një vendi. Koncepti një shoqëri për të gjithë nënkupton se gratë dhe burrat duhet të kenë të drejta të barabarta dhe pjesëmarrje të njetë në jetën shoqërore dhe qytetare”, tha ministrja Shahpaska, informojnë nga kabineti i saj.
Sipas Shahpaskës, me Strategjinë RMV-ja po orientohet drejtë avancimit të gjendjes së barazisë gjinore në 13 fusha. Ajo vlerësoi se ky dokument do të thotë fillim të ciklit të ri të punës në të cilin të gjithë duhet të kontribuojnë aktivisht. Strategjia po miratohet në prag të ligjit të ri për marrëdhënie pune.
Strategjia për barazi gjinore 2021-2025, thuhet nl kumtesë, e ka mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, UN Women, UNFPA, Misioni i OBSE, UNDP.