Kriza energjetike evropiane dhe prodhimi i ulët vendor i energjisë elektrike janë arsyet kryesore për shkak të cilave nuk ka dyshim se qytetarët do të paguajnë fatura më të larta për energji të harxhuar elektrike nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Parashikimet për çmimin e ri në tregun e rregulluar janë të ndryshme. Disa ekspertë dhe partitë opozitare konsiderojnë se amvisëritë do të paguajnë çmim më të lartë për energji elektrike për 38%, ndërsa autoritetet sigurojnë se rritja do të jetë shumë më e ulët dhe sërish vendi do të ketë çmimin më të ulët në rajon, derisa nga Komisioni Rregullator i Energjitës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE), i cili është përgjegjës për caktimin e çmimit në tregun e rregulluar, shprehen se nuk do të bëjnë licitim për çmimin derisa t’i shqyrtojnë të gjitha kërkesat që kanë mbërritur deri te ata. Ata konfirmojnë se tashmë të gjitha kompanitë energjetike kanë dorëzuar kërkesa për rritje të çmimit. KRRE-ja tashmë ka filluar seancat përgatitore për përcaktimin e çmimit. Ata kanë afat deri më 31 dhjetor për të shpallur çmimin e ri të energjisë elektrike, i cili do të jetë i vlefshëm në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Situata në pjesën e liberalizuar të tregut është krejtësisht ndryshe. Konsumatorët e mëdhenj që janë në këtë treg tashmë disa muaj kanë fatura më të larta për energjinë e harxhuar elektrike gjë që manifestohet në çmimin e produktit final të prodhuar nga pjesa më e madhe e kompanive, veçanërisht në industrinë ushqimore. Çmimi i Bursës Rajonale të Energjisë Elektrike (HUPEX) në Budapest në një periudhë arriti në thuajse 400 euro për megavat orë, derisa vitin e kaluar mesatarisht ishte rreth 70 euro për megavat orë. Në mënyrë që të parandalojë goditjen e çmimeve, Qeveria tashmë ka ngrirë çmimet e produkteve themelore ushqimore me çmimin që e kanë pasur më 1 dhjetor të këtij viti. Çmimet e ngrira të miellit, bukës, sheqerit, qumështit, djathit, mishit dhe produkteve të mishit, të orizit, vezëve dhe makaronave do të vlejnë së paku deri më 31 janar të vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi. Masa të ngjashme janë ndërmarrë nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit.
Parashikimet janë se çmimi i energjisë elektrike në tregun europian të stabilizohet nga fundi i gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërsa si arsye më e madhe për rritjen e saj theksohet rritja e çmimit të gazit natyror dhe riorientimi drejt prodhimtarisë nga burimet e ripërtërishme të energjisë.
Qeveria siguron se rritja nuk do të jetë më e madhe se 10 për qind
Ministrat e sektorit ekonomik të Qeverisë sigurojnë se çmimi i energjisë elektrike pas Vitit të Ri nuk do të rritet më shumë se 10 për qind dhe shprehen se do të sigurohet sasi e mjaftueshme e energjisë elektrike për funksionimin normal të amvisërive.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbetet në qëndrimin tashmë të shprehur se rritja e çmimit të rrymës do të jetë më së shumti deri në 10%.
“Ne i kemi bërë të gjitha analizat dhe jo vetëm unë si ministër i Ekonomisë, por edhe institucionet tjera si EEM, EVN, MEPSO, dhe në përputhje me analizat tona mbetem në qëndrimin që kam thënë. Nuk do të ketë rritje më shumë se 10%, deklaroi kohë më parë Bekteshi.
Ai paralajmëroi se për qytetarët tashmë është duke u përpiluar model i ri me bllok tarifë në pjesën e përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike, por që do të vlejë nga qershori i vitit të ardhshëm. Sipas këtij modeli, ata konsumatorë që konsumojnë më shumë energji elektrike do të paguajnë më shtrenjtë, ndërsa ata që konsumojnë më pak do të paguajnë më lirë.
“Ata që janë më të rrezikuarit ndoshta do të kenë ulje të energjisë elektrike nga qershori i vitit të ardhshëm, ndërsa ata që bëjnë harxhime mbi ose më shumë se një megavat dhe që konsumojnë aq shumë energji elektrike, për ta çmimi do të rritet në mënyrë plotësuese. Këtë e flas për në qershor, duke marrë parasysh se dy herë në vit marrim vendime për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike”, tha Bekteshi.
Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi garanton se çmimi i rrymës elektrike pas 1 janarit nuk do të rritet aq sa pohojnë një pjesë e mediave dhe politikanëve opozitarë.
“Garantoj se në janar çmimi nuk do të rritet në atë nivel që duan të tregojnë media apo individë të caktuar për të krijuar frikë te populli. Siç kemi dëshmuar më 1 korrik, ashtu edhe më 1 janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë akoma më i ulëti në gjithë rajonin dhe do të sigurojmë energji elektrike të mjaftueshme që jeta normale të vazhdojë ashtu siç duhet”, deklaroi Bytyqi.
Ai shprehet se për momentin është më e rëndësishme që shteti të ketë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike dhe për këtë arsye si Qeveri janë të fokusuar në prodhimin e energjisë elektrike me një çmim që do të jetë i arritshëm për qytetarët.
Ngrirja e çmimit të rrymës dhe ngrohjes në mënyrë që të parandalohet goditja e çmimit, sipas tij, nuk është masë e qëndrueshme, ndërsa anulimi i mundshëm i tarifës së lirë është vendim që duhet ta marrë Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).
“Si Qeveri mund të themi se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë dhe të ndërhyjmë në aspektin e subvencionimit eventual të segmenteve të caktuara. E thamë se çdo gjë që nevojitet si mbështetje dhe ndihmë eventuale drejt EEM-së apo MEPSO-s, do ta bëjmë, pjesa tjetër i mbetet KRRE-së të përcaktojë dhe të japë propozim që është i qëndrueshëm, meqë ata i dinë lëvizjet dhe shpenzimet e energjisë elektrike në periudha të caktuara kohore. Ata mund të thonë se ka shkurtesë të periudhës së tarifës së lirë meqë kanë pasqyrë nëse energjia elektrike konsumohet në atë pik kohor apo jo. Jemi të hapur të flasim për këtë por jo në dëm të qytetarëve”, thekson Bytyqi.
Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, çmimi i rrymës do të rritet për 30 deri 40 për qind
Rritje të rrymës prej 30 deri 40 për qind parashikon kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili konsideron se është larg nga e vërteta ajo që ditëve të fundit është plasuar nga autoritetet se rryma nuk do të rritet për më shumë se 10 për qind.
Në rast fundit, siç tha ai në konferencë për media, vendimin do ta marrë Komisioni Rregullator i Energjetikës (KERK), dhe ai, siç sqaroi ai, do të parashikojë heqjen e energjisë së lirë elektrike ditore nga ora 14 deri në orën 16, por jo edhe heqjen e rrymës së lirë të natës dhe atë të dielën.
Mickoski thotë se kriza energjetike është globale, por ajo prekë vendin tonë, ndërsa gabimi kryesor që, sipas tij, e ka bërë pushteti në periudhën e kaluar është se e ka lënë furnizuesin universal EVN Houm të blejë vetë energji elektrike, në vend se në procesin e plotësimit të mungesës së energjisë elektrike, të përfshihet EEM-ja. Mickoski sqaron se EVN Houm është kompani private me veprimtari të rregulluar, e cila nëse mungesën e ka siguruar përmes EEM-së, atëherë shteti do të mund t’i dilte në ndihmë dhe ta ndihmonte. Në situatën e tanishme, EVN Houm nuk do të bankrotojë, sipas Mickoskit, ndërsa gjithë ajo që është shpenzuar paraprakisht në vend të shtetit, do të duhet të jetë në barrë të qytetarëve.
Si problem tjetër përmendi gjendjen e pafavorshme, sipas tij, të “REK Bitolla”, por edhe funksionimin joekonomik të hidrocentraleve që këtë verë në vend se të akumulojnë ujë për sezonin e ngrohjes, kanë prodhuar rrymë dhe e kanë shitur. Mickoski sqaron se në sezonin e ngrohjes hidrocentralet duhet të funksionojnë me kapacitet prej 50 deri 60 për qind, ndërsa për momentin, siç shprehet, te ne janë shumë nën këtë nivel.
Mickoski shprehet se përfaqësuesit e pushteti kanë kërkuar këshilla se si të zgjidhet situata për të cilën ai kishte paralajmëruar më parë, por përkujtoi se kriza është globale, duke shtuar se rregullatorët gjermanë nuk i kishin dhënë leje për punë gazsjellësit Rrjedha e veriut 2 për gjashtë muajt e ardhshëm për arsye se nuk do të ketë lidhje gazi mes Rusisë dhe Gjermanisë, ndërsa e gjithë kjo do të reflektohet në lartësinë e çmimit të gazit natyror. Sipas Mickoskit, kjo do të reflektohet edhe në vendin tonë, duke marrë parasysh se termocentralet BEG punojnë me gaz.
Për një pjesë të ekspertëve të energjetikës, paralajmërimi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet më shumë se 10 për qind është vendim politik
Një pjesë e ekspertëve të energjetikës në vend konsiderojnë se është joreal paralajmërimi i autoriteteve se rrymë pas 1 janarit nuk do të rritet me më shumë se 10 për qind dhe e vlerësojnë si vendim politik.
“Paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për më së shumti deri 10 për qind është vendim politik”, shprehet profesori Konstantin Dimitrov nga MACEF.
Sipas tij, kjo është joreale dhe e papranueshme ekonomikisht, sepse çmimi i prodhimit të energjisë elektrike është më i lartë.
“Çmimi i prodhimit të rrymës duhet doemos të jetë më i lartë, meqë para katër viteve ishte 41 euro për megavat orë, ndërsa deri në fund të vitit SHA EEM do t’ia shesë Furnizuesit universal EVN Houm për 36 euro për megavat orë. Kjo nuk ka logjikë”, bën të ditur Dimitrovi.
Konsideron se është e vështirë të bëhen parashikime për atë se sa nga nevojat për rrymë do të mbuloheshin nga prodhimi vendor në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm, meqë nuk ka thëngjill të mjaftueshëm vendor.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ka biseduar për furnizimin e tre milionë tonëve thëngjill për kapacitetet energjetike të vendit për disa vitet e ardhshme.
KRRE nuk do të licitojë me çmimin e energjisë elektrike
Derisa nuk i bëjmë analizat, nuk do të licitojmë me çmimin e energjisë elektrike që konsumatorët do ta paguajnë në tregun e rregulluar në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shprehet kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski dhe porositi se do të informojnë opinionin se cilat kanë qenë shpenzimet dhe çfarë shkakton ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike.
“Kemi pranuar kërkesat nga të trija kompanitë energjetike dhe për momentin jemi duke i analizuar dhe shqyrtuar në pjesën e furnizimit me energji elektrike, shpenzimet për burimet e ripërtërishme, nëse kanë shpenzime importi në pjesën e EVN Houm dhe në pjesën e Elektroshpërndarjes dhe tek MEPSO. Është fakt se të dyja kompanitë denoncojnë rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për furnizim me energji elektrike për të mbuluar humbjet në rrjetet e tyre dhe në fakt kjo e bën presionin më të madh në çmimin”, shprehet Bislimoski.
Ai porositë se KRRE-ja do të shohë nëse ato çmime që i kanë theksuar për furnizim të energjisë elektrike janë reale dhe a mund të jenë më të ulëta dhe në bazë të kësaj do të marrin vendimin e tyre.
“Është fakt se problemi ynë më i madh është furnizimi i humbjeve në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes. Në rrjetin e transmisionit është kërkuar rritje prej 15 deri 16 milionë euro, ndërsa në rrjetin e shpërndarjes 134 milionë euro. Këto janë shifrat që i kanë paraqitur si shpenzim dhe është fakt se rryma në bursën HUPEX në Hungari i afrohej 400 eurove për megavat orë. Kjo ka ndikim serioz në tregun e përgjithshëm të energjisë elektrike në të gjithë rajonin”, sqaron Bislimoski.
Ai thotë se KRRE-ja mund të ndikojë vetëm në 37,2 për qind të çmimit final të energjisë elektrike dhe shton se rritja prej 13,6 për qind e çmimit të energjisë elektrike që EEM do t’ia shesë EVN Houm ndikon me rreth 4,5 për qind të çmimit final që do të paguajnë blerësit pas 1 janarit.
“Nëse ndikimi i EEM-së në vendimin e kaluar për çmimin e energjisë elektrike që e morëm më 1 korrik të këtij viti është 34 për qind, kjo do të thotë se ndikimi do të jetë rreth 4,5 për qind të çmimit përfundimtar që do të paguhet pas 1 janarit. Për të paktën atë përqindje duhet të jetë më e shtrenjtë në fakt rryma. Do të shohim se si mund ta shtyjmë atë me shpenzimet prë burime të ripërtërishme të energjisë dhe me shpenzimet nga importi. Por ajo që ka kërkuare EEM nënkupton rritje minimale të çmimit prej 4,5 për qind. Shpenzimet tjera do t’i detajojmë në ditët në vijim, porositi Bislimoski dhe shtoi se KRRE-ja nga viti 2019 nuk e përcakton çmimin me të cilin EEM-ja e shet rrymën.
Investimet e vogla në energjetikë në 30 vitet e fundit janë një nga arsyet për çmimeve më të larta të rrymës.
Në 30 vitet e fundit, kapacitete më të mëdha që i ka bërë shteti janë hidrocentrali Kozjak me kapacitet të instaluar 80 megavat, hidrocentrali “Sveta Petka” me 35 megavat dhe termocentrali i erës Bogdanci me 36,8 megavat, ose kapacitet të përgjithshëm prej rreth 145 megavatë. Është ndërtuar një termocentral kogjenerues TE-TO, që është investim privat me kapacitet prej 220 deri në 230 megavatë. Të gjitha investimet e tjera janë në burimet e ripërtërishme të energjisë, si hidrocentrale të vegla, fotovoltaikë dhe centrale të biogazit me kapacitet të përgjithshëm prej 200 megavatë.
“Është fakt se në vend në tridhjetë viteve të fundit jetojmë me lavdinë e vjetër të epokës së artë në energjetikë kur u ndërtuan tre blloqe në “REK Bitolla”, “REK Osllomej”, TC Negotinë dhe disa hidrocentrale. “REK Bitolla” Manastir ishte parashikuar të punojë deri në vitin 2020, ndërsa punon edhe tani por me thëngjill i cili është i cilësisë shumë më të ulët sesa duhet dhe për këtë arsye ka probleme në punën e tyre aktuale. Ata kanë defekte dhe punojnë me kapacitet të reduktuar. Tani jemi sjellë në situatë që të importojmë thëngjill, sepse nuk kemi vendor për të siguruar prodhimtari të energjisë elektrike, por shpenzimi për import të thëngjillit është më i lartë se shpenzimi për gërmimin e thëngjillit që e kemi te ne”, shprehet kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.
Sipas tij, problemi ynë kryesor është se termocentralet edhe kur punojnë, punojnë me më pak fuqi të instaluar dhe sërish përballemi me problemin e sigurimit të energjisë bazë, për të cilën ai thekson se duhet ta sigurojmë në periudhën e ardhshme.
“E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes termocentraleve të reja me gaz. Në periudhën e ardhshme fillimisht duhet të sigurojmë energjinë bazë përmes impianteve kogjenerative ose termocentraleve me gaz, sepse për një periudhë të shkurtër do të kemi nevojë për më shumë fuqi të instaluar. Në afat të shkurtër kemi nevojë për investime të shpejta dhe gjëja më e shpejtë që mund të bëhet janë fotovoltaikët. Është mirë që ka paralajmërime për ndërtimin e më shumë centraleve fotovoltaike dhe disa centraleve me erë. Paralajmërimet për ndërtimin e fotovoltaikëve janë të mira, sepse besoj se bateritë që do të përdoren për të magazinuar energjinë elektrike prej tyre si teknologji do të zhvillohen më shumë dhe shpenzimi për blerjen e tyre do të fillojë të ulet. Kështu, në pjesën e balancimit të sistemit nuk do të ketë probleme sepse do të ketë bateri”, sqaron Bislimoski.
Vitet e fundit nuk është bërë asnjë investim në energjetikë, shprehet Janez Kopaç nga Sekretariati i Bashkësisë Energjetike.
“Rryma në vitet në vijim do të shtrenjtohet dhe ky është fakt. Problemet me çmimin e energjisë elektrike në rajon kanë të bëjnë me faktin se në 30 vitet e fundit në të gjitha vendet e ish-RSFJ-së, me përjashtim të Sllovenisë dhe Kroacisë, thuajse nuk është investuar fare në kapacitete më të mëdha energjetike”, deklaroi Kopaçi para do kohë.
Ai rekomandoi që shteti t’u ndihmojë kategorive të rrezikuara të paguajnë faturat e energjisë elektrike, për të cilat bëri të ditur se do të rriten.
Me propozimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Qeveria në korrik të këtij viti ka ulur TVSH-në e rrymës nga 18 në 5 për qind, gjë që ka kontribuar faturat që i paguajnë qytetarët për energji elektrike të mbeten në nivel të njëjtë, edhe pse KRRE-ja mori vendim për të rritur çmimin për 7, 83 për qind. Me vendimin që TVSH-ja për energji elektrike të jetë 5 për qind deri në korrik të vitit të ardhshëm kur do të rritet në 10 për qind, e në korrik të vitit 2023 do të kthehet në 18 për qind.
Shteti nga viti i ardhshëm me nga 1000 denarë do të subvencionojë faturat e energjisë së harxhuar elektrike për 36.000 familje në rrezik dhe rreth 9.000 pensionistë me të ardhura të ulëta. Nga KRRE-ja propozojnë zgjerimin e fushës së veprimit të subvencioneve dhe mbështetjen e të gjitha familjeve që kanë të ardhura mujore më të ulëta sesa shporta konsumatore që e përcakton sindikata. Për muajin nëntor të këtij viti, shporta konsumatore e sindikatës, e cila mbulon nevojat elementare të një familjeje katër anëtarëshe, është 34.893 denarë.
Komisioni Rregullator i Energjetikës deri në fund të këtij muaji duhet të përcaktojë çmimin e energjisë elektrike që do ta paguajnë konsumatorët në tregun e rregulluar, përkatësisht amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që furnizohen përmes Furnizuesit universal EVN Houm, në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Hisen më të madhe në formimin e çmimit për amvisëritë e ka EEM-ja, rreth 34 për qind. Në çmim përfshihen edhe shpenzimet e Elektroshpërndarje për shpërndarjen e energjisë elektrike dhe të MEPSO-s për transmetimin. Rregullatori mund të ndikojë në çmimet e MEPSO-s dhe Elektroshpërndarjes , por jo në çmimin prodhues të EEM-së. Pikërisht EEM-ja në tenderin e pestë të Furnizuesit universal EVN Houm ofroi çmim prej 41 euro për megavat orë për të mbuluar 100 për qind të nevojave të tregut të rregulluar, që është për 13.6 për qind më i lartë se çmimi me të cilin do ta furnizojë deri në fund të vitit. Kjo, sipas KRRE-së, do të thotë se çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i shtrenjtë për së paku 4,5 për qind sa është hisja në çmimin e përgjithshëm të pjesës së EEM-së.