Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 130-të vendosi që të parandalojë rrezikun për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, duke miratuar edhe investime strategjike në energjetikë në vlerë prej 184 milionë euro.
Në këtë seancë, Qeveria vendosi që EVN Home të fillojë të sigurojë energji elektrike nga SH.A. EMV, me qëllim që të largohet rreziku i rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike. Gjithashtu u vendos për investime strategjike përmes projektit “Elektranat fotovoltaike në Jamularci dhe Skandalci”, investime që kapin vlerën 184 milionë euro, ndërsa pritet të prodhohet 280 MË energji elektrike.
Në bazë të rekomandimeve të Qendrës për menaxhim me krizat (QMK), Qeveria miratoi informatën q numri për raste krizash në gjithë vendin të jetë E-112, duke rekomanduar Telekomin dhe A1 të aktivizojnë këtë numër falas.
Qeveria në këtë seancë miratoi propozimet për Ligjin për shërbime pagesore, ligj i miratuar në vitin 2007, duke u mbështetur në rekomandimet e BE-së për sistem pagesor të sigurt, stabil dhe efikas në përputhje me ligjet evropiane.