Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot e ka vizituar Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, ku në prani të babagjyshit ka dhuruar pako për Vitin e Ri për fëmijët e akomoduar në repartin e fëmijëve në këtë institucion të shëndetit publik.
Dimitrievski u uroi shërim më të shpejtë fëmijëve të akomoduar në repart.
“Tradicionalisht, si çdo vit, në prag të Vitit të Ri dhe përcjelljes së vitit 2021, së bashku me babagjyshin e vizitojmë repartin e fëmijëve në spitalin tonë në Kumanovë, për të vizituar fëmijët më të vegjël që janë këtu dhe për t’u dhënë atyre paketa të Vitit të Ri. Me këtë rast dua t’ua uroj Titin e Ri të gjithë fëmijëve të qytetit tonë dhe t’u uroj festa të bukura të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve të gjithë atyre që festojnë”, theksoi kryetari i Komunës së Kumanovës.
Shpërndarja tradicionale e pakove për Vitin e Ri për më të rinjtë është aktivitet tradicional i komunës së Kumanovës dhe rast për takime me disa kategori të qytetarëve. Këtë javë, Babadimri ka shpërndarë pako për shfrytëzuesit e shërbimeve të qendrave ditore për persona dhe fëmijë me aftësi të kufizuara “Mesazhi ynë” dhe qendrës në kuadër të MPPS-së, për fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore, të cilët janë të vendosur në familje kujdestare. për fëmijët nga shoqata për të shurdhër dhe të shurdhër.