Njofton Xhaferi: Nuk do të ketë seancë për pyetje të deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun me gazetarët informoi se seanca për pyetje deputetësh nuk do të mbahet.

Sipas tij, praktikat e deritanishme kanë dëshmuar se Qeveria në dorëheqje, si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, nuk mund të merr pjesë në pyetje deputetës.

Ndërsa sipas Rregullores nuk mund as të caktoj përfaqësues.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot duhet të zhvillohet seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës – dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë.