Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se në stacioni bazë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mynih deri më tash kanë aplikuar 470 shtetas tanë, ndërkaq 380 dokumente të udhëtimit janë të gatshme, kurse 252 prej tyre u janë dorëzuar shtetasve tanë. Diaspora jonë në Mynih shpreh mirënjohje për procedurën e shpejt dhe të lehtësuar për marrjen e dokumenteve të udhëtimit.
Për procesin e vendosjes së stacionit bazë në Mynih është deklaruar edhe Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Demiri.
“Në bashkëbisedim me qytetarët këtë vendim e kanë mirëpritur dhe janë shumë mirënjohës dhe janë shumë të kënaqur se nuk shkon më një procedurë për marrjen e pasaportës në 6 deri më 9 muaj, por e marrin për 3-4 javë.”
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se stacionet bazë funksionojnë me sukses edhe ne Çikago, Nju Xhersi, Bon, Berlin, Bern, Lubjanë, Vjenë dhe Londër, si dhe stacionet mobile në Stokholm, Bruksel, Mellburn, Toronto dhe Venecia.