Kreu i PDSH, Menduh Thaçi tha se subjekti politik që përfaqëson ai do të mundohet të bëj gjithçka që të bindin të gjithë faktorët për rrugën euroatlantike të vendit.
Thaçi deklaroi se Maqedonia e Veriut nëse nuk merr datë për fillimin e negociatave me BE, rrezikon dezintegrimin.
“Maqedonia po nuk i hapi bisedimet, rrezikon dezintegrimin, Shqipëria jo. Besoj se gjashtë mujori i ardhshëm…tashmë nuk kemi krizë qeveritare, nga të gjithë do të shfrytëzohet që ne të arrijmë këtë prioritet”, tha mes tjerash Thaçi.