Premtimet e Danella Arsovskës se do të angazhohet për luftë kundër ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor tani janë bërë premtime të rreme parazgjedhore.
Arsovska po shkurton mjete buxhetore për mjedis jetësor, anulon projekte ekologjike dhe paralajmëron masa populiste.
Përveç se trefish i uli paratë për Sektorin për Mjedis Jetësor, Arsovska i uli edhe mjetet për subvencionim të shpenzimeve për furnizim të inverterëve.
Gjashtëfish janë zvogëluar subvencionet për inverterë për shkupjanët për vitin e ardhshëm, gjegjësisht në vetëm 24 milionë denarë..
Masa për subvencionimin e furnizimit të inverterëve deri më tani ishte shfrytëzuar prej rreth 5.000 amvisërive në Shkup, ndërsa ato janë 5.000 oxhaqe më pak të cilat e ndotin ajrin.
Qasja e tillë e Arsovskës nuk mund të sigurojë zgjidhje kundër ndotjes së ajrit.
Arsovska duhet përfundimisht të fillojë të punojë, veçanërisht për atë që ua premtoi shkupjanëve, ndërsa projektet e mira dhe masat ekologjike të Petre Shilegovit t’i vazhdojë e jo t’i devalvojë dhe ndërpresë.
Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së