Fjalë pak e shumë punëtor. Kështu e përshkruajnë shumica e bashkëpunëtorëve, Dritan Ismailin. Një njeri i cili gjithmonë ishte i gatishmëm për t’i ndihmuar qytetarët në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa me atë udhëhiqte nga Venko Filipçe. Ai e ushtroi postin e shefit të kabintetit në këtë dikaster. Ndërsa së fundmi Ismaili përmendet si kandidat i mundshëm për anëtar kryesie në LSDM.
Por kush është Dritan Ismaili?
Ai ka mbaruar fakultetin stomatologjik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa ka magjistruar në universitetin “Kristal” të Tiranës.
Punët e Ismailit ndër vite:
2001-2004: Komercialist në Avio transport Maqedoni
2005-2014: Drejtor i përfaqësimit në Kosovë të Alkaloid AD Shkup
2014-2018: Këshilltar i drejtorit gjeneral të Alkaloid Ad Shkup për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri
2018-2020: Këshilltar në kabinetin e ministrit të shëndetësisë
2020- Këshilltar i veçantë në kabinetin e ministrit të shëndetësisë
Ndryshe, Dritani vjen nga një familje e njohur e mjekëve nga Gostivari, që kanë kontribuar në këtë fushë me vite të tëra.
Mbase Dritani nuk di të “lëvdërohet” në publik, mirëpo një gjë është e sigurtë: puna e tij në të mirën e qytetarëve flet vetvetiu!