Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pret që kontesti me Bullgarinë të zgjidhet pas Viti të Ri. AI tha se i takon “kampit të optimistëve” se është e afërt zgjidhja, pavarësisht temave folklorike dhe emocionale që herë pas here preken nga të dyja palët.
“Është temë e ndjeshme thotë ai, dhe kjo është arsyeja pse gjithsecili duhet t’i qaset kontestit me seriozitet dhe jo me emocione”, tha Ahmeti.
Aheti u bëri thirrje partive politike që të mos bëjnë politikë ditore për këtë çështje sepse duhet të mbrohen interesat afatgjata shtetërore. Kreu i BDI-së është i vendosur se me anëtarësimin në NATO interesi i investitorëve të huaj dhe vendas është rritur për 100%.