-ads3-

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 1.380 copë mjete piroteknike.

“Më 22.12.2021 rreth orës 20:40 minuta në një shitore në fshatin Pallçishtë i Poshtëm, në pronësi të 58 vjeçarit T.R., i janë gjetur dhe konfiskuar 1.380 copë mjete piroteknike.

Paraprakisht, rreth orës 18:20 para objektit hotelierik në Qendër të Tetovës janë gjetur 691 copë fishekzjarre”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten kallëzime adekuate