Komuna e Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2022Komuna e Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2022

Këshilli i komunës së Sarajit sot në seancën e mbajtur unanimisht miratoi buxhetin zhvillimor dhe progresiv për vitin 2022.
Në buxhetin për vitin 2022 parashihet zhvillimi dhe digjitalizimi i procesit edukativo – arsimor, zhvillimi i infrastrukturës, instalimi dhe mirëmbajtja e ujësjellësve dhe kanalizimeve, si dhe mbështetja për nismat kulturore sportive që janë në interes publik.
Falenderojmë këshilltarët dhe administratën komunale në përgjithësi për punën dhe përkushtimin e tyre deri në përfundimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për komunën.
Për më tepër detaje klikoni në linkun më poshtë

https://saraj.gov.mk/wp-content/uploads/2021/12/Buxheti-per-vitin-2022.pdf?fbclid=IwAR12Bb6HatnyRi4WwZLWZglIAH-O1opFQbhpjI5m-JpVop4jHXtKIrLRYms