Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska raportoi për punën një vjeçare të kësaj gjykate, ndonëse në krye të saj qëndron vetëm 7 muaj. Sipas Saj gjatë këtij viti Gjykata Kushtetuese ka mbajtur 37 seanca ndërsa ka shqyrtuar 148 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 173, që nënkupton se gjatë këtij viti që po lëmë pas janë zgjidhur edhe lëndë të mbetura nga vitet e kaluara.
“Nga 148 lëndë 173 janë zgjidhur, janë punuar edhe lëndë të mbetura nga vitet e kaluara. Numri më i larta ka të bëj me kushtetutshmërinë e të drejtave dhe lirive të njeriut. Gjatë këtij viti kushtetuesja ka mbajtur 37 seanca, 2 seanca më shumë se vitin e kaluar. Ka shfuqizuar 5 dispozita ligjore, si dhe 4 rregullore tjera”, tha Kacarska.
Kacarska në konferencën e sotme vuri në pah mungesën e gjykatësve kushtetues, ajo kërkoi nga Kuvendi që të emëroj gjykatës të ri kushtetues, në të kundërtën do të humbet kredibiliteti i këtij institucioni.
“Gjendja do të jetë serioze në rast se gjykata vlen në situatë kur duhet të vendoset me 2/3 e votave, atëherë vërtet do të jemi të bllokuar. Kjo gjendje po ndikon në punën e gjykatës, janë anuluar 11 lëndë sepse nevojitet prezencë e plotë e gjykatësve. Ndërkohë që të mund të miratohet një vendim, nevojiten së paku 5 gjykatës, ndërsa ne që disa muaj punojmë me 3 gjykatës më pak, për shkak se u ka skaduar mandati”, tha Kacarska.