Reparti i urgjencës në Gjinekologjinë “Nënë Tereza” në Çair u lëshua zyrtarisht në përdorim, pasi u rinovua plotësisht me ndihmën e donacioneve. Në vizitë te drejtori i gjinekologjisë, Bashkim Ismaili ishte Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai e përgëzoi dhe lavdëroi drejtorin dhe i rikujtoi edhe investimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Spitali për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Çair është e njohur edhe për renomenë e saj edhe për ekspertizën dhe personat që punojnë këtu. Nga kjo javë është lëshuar në përdorim edhe qendra e urgjencës e rinovuar plotësisht, e pajisur me të gjitha stndardet evropiane. Në këtë spital është investuar shumë në katër vitet e fundit, kemi bërë plan të mirë dhe investim si nga MSH po edhe nga donatorë, të cilëve u shpreh shumë falënderime”, u shpreh minsitri i Shëndetësisë, Venko Filipçe
Përpara një jave përfundoi rikonstruimi i repartit të urgjencës në Gjinekologjinë e Çairit, me çka Ismaili tha se më nuk ka ngelur asnjë dhomë spitali e pacientëve e parestauruar.
“E njëjta dhuratë ka qenë para tre vjetësh, tani përsëri jemi takuar për të njëjtën situatë, është një rikustruim total i urgjencës, donacion i cili për ne ishte shumë domethënës. Pas këtij donacioni nuk ngeli asnjë dhomë spitali e pacientëve e parestauruar”, tha Bashkim Ismaili – drejtor i Gjinekologjisë në Çair.
Përndryshe rikonstruimin e ndihmuan tre kompani private me një shumë prej 8 milion denarësh. Njëjtë edhe para tre vitesh në Spitalin gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair tërësisht u rinovua pjesa për anestezion dhe mjekim intensiv dhe dy salla operacioni po me donacione nga tre kompani, të cilat ndihmuan me gjashtë milionë denarë.