Foto nga aksidenti në Karposh të Shkupit, ka të lënduar

Një aksident i rëndë dhe i pashpjegueshëm ka ndodhur sonte në komunën Karposhit në Shkup, më saktësisht në afërsi të kompleksit banesor afarist “Porta Vlae”.

Sipas informacioneve jozyrtare dhe siç shihet nga fotot, nga aksidenti janë dëmtuar disa automjete dhe është shkatërruar një shtyllë metalike me një tabelë të vogël, përcjell TS.

Nuk dihen ende shkaqet e sakta të këtij aksidenti, në pjesën e bulevardit që zakonisht është pothuajse bosh mbrëmjen e së dielës. Përflitet se shpejtësia e madhe mund të jetë shkaku i aksidentit, por për momentin nuk ka informacion të detajuar nga MPB.

Gjithashtu nuk jozyratisht thuhet se ka të lënduar dhe ka shumë dëme dëme materiale./TS/