EUFORIA PARAFESTIVE ME INSTANT TIKETËN EKO
SKUTER
Shumë arsye për të blerë për vete, ose si dhuratë, një paketë me instant
tiketa EKO SKUTER.
PËR ARGËTIM DHE HUMANIZËM
NGA DËSHIRA PËR TË FITUAR EKO SKUTER
NGA DËSHIRA PËR TË FITUAR BONUS PREJ 150 000 denarë
PËR SHKAK TË ËNDRRËS PËR TË NGASUR BMW X1
Instant tiketa EKO SKUTER është më zbavitësja, më humane dhe më miqësore
me mjedisin, dhe kjo është loja që sjell më shumë surpriza.
Me instant tiketën EKO SKUTER, argëtimi zgjat më shumë, sepse çdo tiketë
jofitimprurëse, në qoftë se e regjistroni përmes ueb-faqes www.loto.mk , mund të jetë
hyrja juaj në LOJËN BONUS dhe tju sjellë në studion e lotos në Televizionin e Kanal 5, ku
mund të sillni rrotën e fatit dhe të përfitoni bonus në para deri në 150.000 denarë. Të
gjitha tiketat tjera të regjistruara, por jo të tërhequra për pjesëmarrje në studio, mbeten
në lojë për të tërhequr dy BMW X1 mahnitëse.
Është me rëndësi të theksojmë që në kohën e festave, dhurata më argëtuese që
mund t’i bëni dikujt është pikërisht – paketë me instant tiketa EKO SKUTER. Kjo instant
tiketë kushton 60 denarë ((nëse e blini individualisht), por një paketë prej 6 instant
tiketash do ju kushtojë 300 denarë (5+1), dhe ju keni më shumë shanse për të fituar ose
për të dhuruar, një nga 365 – premitë – trotinet elektronik.
Nuk duhet harruar se instant tiketa EKO SKUTER është më humanja, sepse nga
shitja e sajë, përveç 6% të rregullt të akorduar në buxhetin shtetërorë për qëllime
shoqërore, 10% shtesë Lotaria Shtetërore, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq , përkushton
për të mbështetur personat më të pafuqishëm për të luftuar KOVID-19.
BONUS LOJA – RROTULLO RROTËN EKO SKUTER filloi me 6 nëntorë dhe tashmë
kemi njerëz të rinj me fat me të cilët u shoqëruam në studio dhe të cilët me një rrotullim
të rrotës së fatit morën deri në 150.000 denarë. Le t’ju prezantojmë me pesë lojtarët e
parë me fat të lojës bonus, të cilët regjistruan instant tiketat e tyre jofitimprurëse EKO
SKUTER përmes faqes sonë të internetit www.loto.mk dhe hynë në LOJËN BONUS.
Aneta Spasojeva nga Radovishi – pjesëmarrësja e parë në lojën bonus „Rrotullo
rrotën eko skuter“ e cila i „mati forcat“ me rrotën e fatit dhe u largua me bonus të fituar
2
Државна лотарија на Македонија
prej 150.000 denarë. Me Anetën u shoqëruam në TV studion e Loto 7 të Lotarisë
shtetërore, ku para kamerave na tregoi se argëtohet rregullisht me lojërat e fatit të
Lotarisë Shtetërore dhe veçanërisht i gëzohej lojës së re Bonus „Rrotullo rrotën eko
skuter“ sepse me instant tiktat jofitimprurëse, lojëtarët marrin një shans të dytë për të
fituar.
Cenko Ivanovski nga Manastiri është mysafiri i dytë i tërhequr nga kjo lojë bonus dhe
fitoi 150.000 denarë. Cenko regjistroi disa instant tiketa jofitimprurëse në www.loto.mk,
njëra prej të cilave u tërhoq, në mënyrë elektronike, për të qenë mysafir special në
emisionin Loto 7. Pjesa tjetër e instant tiketave të tjera të tija jofitimprurëse të
regjistruara hyjnë në lojë për makinën e parë BMW X1.
Trajçe Mushev nga Kavadari – pjesëmarrësi i tretë i tërhequr në lojën bonus RROTULLO
RROTËN EKO SKUTER, fitoi 100.000 denarë. Trajçe ka regjistruar edhe disa tiketa tjera
jofitimprurëse EKO SKUTER në ueb-faqen www.loto.mk, por nuk ka pritur që të jetë
mysafir special në tërheqjen e 93-të të Loto 7 dhe të ketë mundësinë për fitim bonus. Ai
ndau me ne se instant tiketat jofitimprurëse i regjistroi lehtë dhe shpejt duke shënuar në
fusha vetëm dy barkode dhe njëkohësisht u dërgoi një mesazh teleshikuesve të Loto 7 që
ta provojnë fatin.
Aleksandar Grozdanovski nga Kisela Voda e Shkupit, ka shkuar në shtëpi me bonus
prej 100.000 denarë. I kënaqur me bonusin, ai na tha se shpesh argëtohet me instant
lotarinë e Lotarisë Shtetërore dhe e përshëndet këtë lojë bonus sepse lojtarët kanë një
shans të dytë për të fituar, dhe fitorja në këtë rast mund të jetë një BMW X1 e
mrekullueshme.
Tina Belobradiq nga Shkupi mori pjesë në emisionin televiziv të tërheqjes së 97-të Loto
7 dhe duke e rrotulluar rrotën e fatit fitoi një bonus prej 50.000 denarë. Në një bisedë të
shkurtër me ne, ajo tregoi se instant tiketat e saj të preferuara janë EKO SKUTER dhe
Maxi Peshku i Artë. Tina, sapo mori vesh për lojën e re të bonusit, regjistroi gjithsej 18
instant tiketa jofitimprurëse EKO SKUTER. Një nga 18 tiketat e regjistruara jofitimprurëse
e solli Tinën në studion televizive të Loto 7, 17 tiketat e tjera të saja po marrin pjesë në
tërheqjen e parë për BMW X1, të planifikuar për 8 janar 2022.
Historitë e lumtura në Lotarinë Shtetërore janë të përditshme. Ata konfirmojnë se
lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore mund të ndryshojnë ose të paktën të zbukurojnë
jetën, të sjellin gëzim, argëtim, lumturi dhe të mira financiare. Kjo është arsyeja pse ne
frymëzohemi vazhdimisht nga sfida dhe surpriza të reja.
Jemi veçanërisht të lumtur që faqja jonë – www.loto.mk është një adresë gjithnjë e më
e zakonshme për argëtim, pagesës të tiketave dhe numrave të xhokerëve, ndërsa nga
tetori është adresë edhe për dy lojëra bonus. Tiketa për pjesëmarrje në një lojë është
3
Државна лотарија на Македонија
pikërisht instant tiketa jofitimprurëse EKO SKUTER – tiketa më qesharake, më humane e
instant lotarisë që sjell më së shumti surpriza.
Mundësia për të marrë pjesë në lojën bonus RROTULLO RROTËN EKO SKUTER
zgjat tashmë deri më 23 Mars 2022. Gjatë kësaj periudhe, një herë në javë, çdo të
shtunë, në spektaklin e lotos do të zgjidhet (në mënyrë elektronike) një nga
pjesëmarrësit, i cili do të ftohet drejtëpërdrejtë, për të rrotulluar rrotën e fatit me
mundësinë për të fituar një bonus në para (50 000 . 100 000, ose 150 000 den.). Të gjitha
instant tiketat jofitimprurëse EKO SKUTER hyjnë në lojë për dy automjete BMW X1, me
dy tërheqje, në mënyrë elektronike – më 8 janar dhe 19 mars 2022.
Ju kujtojmë se me blerjen e një pakete 5+1 “Eko skuter”, ju kontribuoni në
qëllimet e përgjegjshme shoqërore dhe aksionin e përbashkët të Kryqit të Kuq dhe
Lotarisë Shtetërore të quajtur “Rrethi i Lumturisë dhe Solidaritetit” i krijuar për të
mbështetur kategorinë më të pafuqishme të qytetarëve në luftën kundër KOVID-19.
Më shumë të dhëna në www.loto.mk