-ads3-

Zlatko Perinski është emëruar u.d. drejtor i N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, përcjell TV21. Nga Qyteti i Shkupit thonë se Perinski ka përvojë menaxheriale në sektorin privat, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit menaxhues të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.

“Perinski ka eksperiencë pune në disa kompani të suksesshme me filiale në 7 shtete evropiane, ka menaxhuar me zyrat e disa kompanive gjermane dhe greke”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qytetit të Shkupit.