Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë për 14 fatalitete Covid në 24 orët e fundit.
5 persona të vdekur janë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe nga një fatalitet është regjistruar në Ohër, Kumanovë, Sveti Nikollë Manastir, Velesi, Strumicë dhe Berovë. Të gjitha viktimat e raportuara kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
7 prej viktimave, ishin të vaksinuar plotësisht. Janë regjistruar edhe 4 fatalitete Covid nga “Termini im”, me datë vdekjeje nga 17-25 dhjetor.
Ndërkohë, nga 4858 analiza të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 396 raste të reja. Janë edhe 207 pacientë të shëruar. Instituti i Shëndetit Publik njofton ndërkohë se gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 43 riinfeksione, një rritje prej 19.4% krahasuar me javën e kaluar.
Në vend numri i rasteve aktive është 4.971. Sipas qyteteve, Shkupi ka numrin më të madh të rasteve aktive me 2.460, pason Prilepi me 349 dhe Manastiri me 348 raste aktive.