Bytyqi: Qeveria do të reagojë nëse kontratat për energjinë elektrike ndërpriten në mënyrë të paligjshme
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në një konferencë për media tha se qeveria do të reagojë nëse furnizuesit në mënyrë të kundërligjshme do t’i ndërpresin kontratat e kompanive të mëdha të furnizimit me energji elektrike dhe do t’i shantazhojnë ato që të paguajnë 500 euro për megavat orë paraprakisht.
“Shteti nuk mund të ndërhyjë, marrëveshjet bëhen sipas tregut të liberalizuar. Jemi duke diskutuar me Komisionin Rregullator të Energjisë nëse arsyet për ndërprerje janë në përputhje me Ligjin për Detyrimet dhe Ligjin për Energjinë.
Nëse shohim se ka një bazë, sigurisht që do të reagojë Qeveria. Çmimet e bursës po bien”, tha Bytyqi.
Ndryshe nga kompanitë e mëdha, për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, zv. kryeministri thotë se në gjashtë muajt e ardhshëm do të sigurohet energji elektrike e besueshme. Ai tha se shteti ka dhënë “çmime preferenciale” për këto kategori.