Rritje drastike të çmimit të rrymës nuk do të ndodhë, siguron kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.Ai në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat ka thënë se çmimi nuk do të rritet shumë sepse kështu do të ulet pagesa e faturave. Sipas tij, kompanitë nga sektori energjetik në vend kanë pasur shumë vërejtje lidhur me pranimin e shpenzimeve të tyre, nga të cilat varet edhe çmimi përfundimtar për amvisëritë dhe bizneset e vogla.
“Çdo gjë që është mbi 20% në pjesën e rrymës është rritje drastike. Kompanitë kanë vërejtje ndaj shpenzimit tonë të planifikuar për furnizimin me rrymë, për mbulimin e humbjeve”, u shpreh Marko Bislimovski- kryetar i KRRE-së.