Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska shprehu keqardhje për ndotjen e ajrit në Shkup
“Gjatë kësaj periudhe ka kontrolle të përforcuara isnpektoriale. Vetëm muajin e kaluar kishim rreth 54 kontrolle lidhur me ndotjen e ajirt. Gjatë dy viteve ka pasur vetëm 4 kontrolle, ndërsa ne në një muaj kishim 54”, u shpreh Arsovska.
Ajo theksoi se qeveria në katër vitet e kaluara nuk ka bërë asgjë.
“Ne për momenin ballafaqohemi me ndotje enrome të ajrit dhe do të përpiqemi ta sanojmë”, tha Arsovska.
Ajo po ashtu theksoi se kritikat vijnë nga personat që kanë qeverisur me Shkupin për 4 vjet dhe tani ndodhen në pushtet qendror.