Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në Prilep është arrestuar një 33-vjeçar pasi për të ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg.
“Më datë 23.12.2021 në vendin e quajtur “Gjumushica” në Prilep, policët e Stacionit Policor në Prilep kanë arrestuar A.I.(33) nga Prilepi.
Për të është shpallur fletarrest nga Gjykata Themelore Prilep për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj. Ai është dërguar në Burgun e Prilepit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim.