Arrestohet 25 vjeçari nga Tetova, kap me mijëra pajisje piroteknike

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 25 vjeçarin pasi u kap me 5 mijë mjete piroteknike. “Punonjësit policor nga SP Tetovë gjatë masave në kuadër të planit për zbardhjen e personave që shesin mjete piroteknike, në sheshin e Tetovës u arrestua 25 vjeçari R.Sh. nga Tetova”, njoftojnë nga Policia. Ai u arrestua gjatë shitjes së mjeteve piroteknike, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim penal, sikurse edhe ndaj 55 vjeçarit Z.R. nga Lozova te i cili janë gjetur sot 3 mijë mjete piroteknike. Ndryshe, ata që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, do të gjobiten gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari.