-ads3-

Koorinadori i koalicionit opozitar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, thotë se raportet me Aleancën për Shqiptarët nuk janë prishur pas përplasjeve të tij me kreun e ASH-së Ziadin Sela, shkruan gazeta LAJM.

“Ne jemi partnerë koalicioni dhe qendrimet tona i themi publikisht. Çështjet që i kemi brenda si grup parlamentar i diskutojmë hapur dhe asnjëherë nuk ka arsye pse duhet të ndërpirten gjërat për një lëshim, cilido qoftë ai”, tha deputeti Skender Rexhepi për gazetën LAJM.

Ditë më parë, deputeti Skender Rexhepi, tha se është ndjerë i mashtruar nga kryetari i ASH-së Ziadin Sela, në momentin që ka dhënë firmën e tij në listën e deputetëve për rrëzimin e Qeverisë, pasi Sela i kishte thënë se në atë listë nuk do të jenë deputetët e “Levicës”.

“Ata që ishin aty, posaçërisht kryetari i Aleancës i cili ka qenë në bisedime me Micoskin. Ata kanë biseduar, listat erdhën te ne pas atyre edhe të paktën tre herë e kam përmendur që ai s guxon të jetë, dhe më thanë që s’do jetë. Nënshkrimin tim e dhash, edhe pse kërkoja siguri që të ishte edhe PLD-ja dhe BESA, sepse një VMRO që na i humbi 27 mijë vota do të vazhdojë të na dëmtojë edhe më tepër”, kishte deklaruar deputeti Skender Rexhepi.

Por, këto pretendime të Rexhepit, Ziadin Sela i ka quajtur gënjeshtra.

“Njeriu kur ka ndodnjë hall mundohet të gjejë arsyetime të pabaza dhe gjënjeshtra. Kërkush nuk është fëmijë. Gjithsecili e din që lista që është nënshkruar, është nënshkruar për ta rrëzuar qeverinë dhe natyrisht, ideja e rrëzimit të Qeverisë është për të rrëzuar një qeveri e cila s’kishte se si të ndodh ndryshe por të shndërrohet në një regjim hibrid. Ideja bazë e një shumice të re, siç jam deklaruar edhe në paraqitjet e mia është që qytetarët t’i bëjë më të lirë. Kur flasim për lirinë kërkush nuk ka nevojë ta manipulojë dikë. Nuk dua të merrem me detaje sepse aspak s’janë të vërteta ato që kam dëgjuar, nuk kam nevojë të mashtrojë dikë. Gjithmonë ka qenë I hapur. Ideja është kjo, liria e qyetarëve”, deklaroi Sela ditë më parë.