Policia norvegjeze njoftoi se ka vrarë një person në Oslo, pasi sulmoi një patrullë me thikë.
Një oficer policie u plagos gjatë operacionit për arrestimin e burrit, i cili u zhvillua në një rrugë në lagjen Bislet të kryeqytetit norvegjez, tha policia, duke shtuar se ata nuk besonin se ishte një sulm terrorist.
“Ne nuk përjashtojmë ndonjë motiv, por nuk ka asnjë informacion në këtë fazë që na drejton në një sulm terrorist,” tha inspektori Egil Jürgen Breke në një konferencë për shtyp.
Hetuesit konfirmuan identitetin e autorit gjatë ditës, siç raportohet nga mediat: bëhet fjalë për një rus 33-vjeçar i cili u dënua në dhjetor 2020 për t’u trajtuar në një klinikë psikiatrike, pas një sulmi me thikë një vit më parë në Oslo. Sipas policisë ai ishte larguar me leje nga klinika psikiatrike ku po trajtohej.