Presidenti Pendarovski takon kryeministrin holandez Rute

Presidenti Stevo Pendarovski organizoi darkë pune në nder të kryeministrit holandez Mark Rute, i cili po qëndron për vizitë një ditore në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e sukesshëm bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, perspektivat e vendit lidhur me procesin eurointegrues, si dhe për ngjarjet aktuale në vend dhe në rajon.

Me këtë rast, presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi nga intensifikimi I dialogut polizik midis dy shteteve në periudhën e fundit, duke theksuar se Holanda është partneri ynë I rëndësishëm dhe mbështetës I dëshmuar i përpjekjeve tona për integrim në BE.

Në këtë drejtim, presidenti falënderoi për mbështetjen parimore të Holandës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj agjendës së reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore me qëllim të fillimit të menjëhershëm të negociatave me BE-në.

“Test i besueshëm për kredibilitetin e procesit të zgjerimit janë këshillat e ardhshme të Bashkimit Evropian në dhjetor dhe mundësia që Maqedonia e Veriut të bëjë një hap në rrugën drejt BE-së. Përkrahja për zhbllokimin e integrimeve tona evropiane është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe një shtysë shtesë për procesin e reformave”, tha presidenti Pendarovski.

Lidhur me situatën aktuale në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe gjyqësorit të pavarur, presidenti shprehu pritjen se qeveria holandeze do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e Maqedonisë së Veriut si një demokraci e fortë evropiane, shoqëri e lirë dhe e lirë dhe ekonomia e tregut të lirë.. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e Deklaratës së Partneritetit dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve, si një bazë solide për thellimin e lidhjeve dypalëshe dhe zbatimin e mëtejshëm të vazhdueshëm dhe të përkushtuar të standardeve evropiane.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për ngjarjet aktuale politike në rajon.