Mëngjesin e sotëm, shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zj*arri.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se arsyeja e zjarrit dyshohet të jetë nga oxhaku i ngrohjes së shkollës e më pastaj zj*arri është përhapur edhe në një pjesë të kulmit të shkollës.
“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zj*arr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, konfirmoi Borovci.
Tutje, ai bëri të ditur se zjarri është lokalizuar nga ana e zja*rrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.