Bëhet fjalë për një foshnjë e cila ishte më pak se një vjeç dhe siç mëson Nova.rs, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas informacioneve jozyrtare, fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe i janë thyer të dy krahët dhe këmbët. Kjo nuk është hera e parë që dhunohet një foshnjë.
“Dyshohet se Rashid B. të enjten ka mbetur vetëm në shtëpi me djalin për disa kohë dhe për arsye të panjohura e ka rrahur deri në thyerje të duarve dhe këmbëve, si dhe lëndime të tjera të shumta trupore, të cilat besohet se kanë ndodhur edhe më herët”, shkruan Kurir.
Fëmija u gjet nga nëna në gjak dhe i mavijosur, për arsye të panjohura, fëmija u dërgua në spital të nesërmen.