-ads3-

Maqedonia e Veriut ndodhet sërish në udhëkryq sa i përket të ardhmes së saj pas protestave te tensioneve që paraprinë largimin e qeverisjes jetëgjatë të Nikola Gruevskit disa vite më parë. Zaev erdhi në pushtet pas një polarizimi të fortë në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, ku vendi rrezikonte që të shpërthente nga momenti në moment.

Ardhja e Zaevit me mbështetjen e BDI-së në pushtet konfirmoi pozicionimin pro-perëndimor të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tonet e maxhorancës ndaj shqiptarëve u zbutën edhe më tepër, ku LSDM arriti të marrë dhjetra mijëra vota nga lagjet e banuara nga shqiptarët, raporton abcnews.al.

Mirëpo, situata tashmë po rrezikon të kthehet në pikën zero, pikërisht në periudhën kur Gruevski ishte në pushtet dhe në Maqedoni gëlonte qendrimi anti-NATO, anti-perëndimor dhe anti-shqiptar.

Opozita e udhëhequr nga partia e drejtuar prej vitesh nga Gruevski, VMRO-DPMNE, tashmë nën drejtimin e Mickovskit ka arritur të mbledhë 61 firma, me të cilat kërkon të organizojë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit në detyrë Zaev. Ky i fundit paralajmëroi dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve lokale, gjë të cilën nuk e ka dhënë deri më tani, nisur nga lëvizjet që po bën opozita.

Përballë Zaevit dhe Ahmetit, përveç Mickovskit janë radhitur edhe partia Besa; koalicioni Alternativa-ASH si edhe partia “ E majta”. Bëhet fjalë për një koalicion, i cili qëllim kryesor ka në fakt rrëzimin e Zaevit dhe BDI-së pasi nuk i bashkon asgjë si në politikë bërje as edhe raporti me orientimin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare të Bilall Kasami; Zijadin Selës dhe Afrim Gashit janë bërë pjesë e një koalicioni ku gjendet edhe partia e famshme Maqedonase “E Majta”, e cila mban qendrime krejtësisht anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore.

Nismën për mocion votëbesimi ndaj qeverisë së Zaevit e kanë nënshkruar 44 deputet të VMRO-DPMNE-së, 12 deputetë të koalicionit ASH-AAA, 3 deputetë të Lëvizjes Besa dhe dy deputetë të partisë “E Majta”.

“E Majta”, e cila ka dhënë firmat e dy deputetëve të saj për të rrëzuar Zaevin pro-perëndimor ka mbajtur vazhdimisht qendrime kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Partia në fjalë nuk është kursyer edhe në mesazhet e forta anti-shqiptare sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut; prezenca e tyre në qeverisjen e vendit; përdorimin e gjuhës shqipe.

Nisur nga pozicionimi i kësaj partie, nuk kanë qenë të pakët analistët dhe gazetarët vendas që e kanë cilësuar koalicionin e shqiptarëve, VMRO-së dhe partië “E Majta”, si një koalicion anti-perëndimor që i shërben interesave të Rusisë në rajon.