Manastirliu: 18 mijë të vaksinuar me dozën e tretë në Shqipëri

Në 11 ditët e para të muajit nëntor, 18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri.

Kështu ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të kontaktojë me mjekun e familjes për t’u vaksinuar për një garanci për të qenë më të mbrojtur dhe për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag.

“Më shumë se 18 000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes”, ka shkruar Manastirliu.