Presidenti Macron beri nje autokritike publike per faktin se ne fillim te vitit Franca dhe vendet me te pasura te BE-se nuk furnizuan me vaksina anti covid vendet e Ballkanit Perendimor. Kete verejtje e kishte bere edhe vete kryeministri Rama qe ndodhej ne samitin e paqes ne Paris ku kreu i shtetit francez pranoi se ajo sjellje deshmoi mungesen e solidaritetit nga shtetet e pasura.
Ne diten e pare te vitit 2021 kryeministri Rama kritikoi Francen dhe disa shtete te BE-se që nuk e ndihmoi Shqipërinë dhe shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor me vaksina anti COVID madje duke krijuar stoqe me to. Ambasada Franceze u shpreh e habitur asokohe me deklaraten e kryeministrit shqiptar duke mohuar se Franca të ketë stok vaksinash. Jane dashur dashur 11 muaj qe vete presidenti Macron duke patur perballe kryeministrin Rama ne samitin e Paqes ne Paris te kuptonte kete vuajtje te atyre qe ai I konsideroi si miqte e tij ne Ballkan
“Miqtë tanë në Ballkan kanë vuajtur kaq shumë, duke parë sesi vendet e tyre u privuan nga vaksinat në një kohë kur shtetet fqinjë me ta që janë vetëm disa kilometra larg mund t’i kenë keto vaksina, sepse janë anetarë të BE-së. Mendoj se të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga kjo situatë, sec cili është solidariteti dhe perspektiva e vërtetë që duam t’u ofrojmë ketyre njerzve ne Ballkanin Perendimor”, tha Macron.
Macron theksoi se objektivi i një miliardi doza të dhuruara, i vendosur fillimisht nga Grupi i shtate shteteve me te industrializuara te botes është tejkaluar prej kohësh.
“Deri më tani, çdo francez ka dhuruar një dozë të vaksinës për pjesën tjetër të botës dhe do të kemi një dozë të dytë të dorëzuar në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, që do të thotë se do të kalojmë objektivin e 120 milionë dozave të dhuruara. deri atëherë,” deklaroi Macron.
Ai thekson nevojën për të shpejtuar dhurimin dhe për të forcuar transparencën nën kujdesin e OBSH-së për të ditur se ku shkojnë vaksinat e dhuruara dhe për të forcuar sistemet shëndetësore në vendet e pazhvilluara.
Ne fjalen e saj ne forumin e paqes ne paris zv presidentja e SHBA Kamala Harris theksoi se pandemia e koronavirusit ka thelluar dallimet në botë dhe ky është një moment kyç që liderët të përballen me rritjen e pabarazisë.
“Duhet pyetur se si një për qind e njerëzimit zotëron 45 pasuri, pse çdo i katërti person në planet nuk ka qasje në ujë të pastër, pse çdo e treta grua viktimë abuzohet, pse vetëm gjysma e botës ka akses në internet, pse ne kemi kaq shumë fëmijë të uritur kur ne prodhojmë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë botën,” tha Kamala Harris, Zv.Presidente e SHBA.
Harris thekson se këto dallime nuk duhet pranuar si diçka që ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, por shtetet dhe lideret duhet qe të punojmë së bashku për t’i kapërcyer ato.