Lamtumirë Nanë!
Lamtumirë Ramizja ime!
Unë e vazhdoj jetën pa Ty!
Nuk kam çka bëj, se me dëshirë kisha ardhë e në varr kisha hy me Ty!
Unë të kam dashur shumë, aq sa nuk e dije se cila ka qenë masa e dashurisë time ndaj Teje!
Por që të kam dashur e din zemra ime, e din shpirti im, në një masë deri dikund edhe ta kamë shprehur…
Unë e dij sikur ma ke shpjeguar Ti, se kur me ke sjellur në jetë, gjatë dhembjeve të lindjes, sikur e ke degjuar nje orë duke rrahur në fund të bunarit, të atij bunari që tri herë në jetën Tënde e kemi hapur dhe kurrë ujë mjaftueshëm nuk ka pasur dhe bunarin e katërt 153 metra të thellë e kemi hapur dhe e kemi nxjerrë ujin e mjaftueshëm!
Lamtumirë Nana Ramize, faleminderit që ke ekzistuar!
Pa Ty unë nuk do isha ky që jam, me kaq shumë brumë e dashurie për Atdheun e për Kombin!
Nano ashtu sikur e kemi biseduar shumë herë, Ti dhe unë, Ti ke qenë ajo që jo vetëm më ke sjellë në jetë, por edhe më ke brumosur me brumë të dashurisë për popullin, për Atdheun, për Kombin dhe për njerëzimin!
Ti më ke mësuar me i dashtë shokët dhe të falënderoj e të jamë mirënjohëse që mi ke dashur e mi ke rrespektuar shokët e mi të aktivitetit kombëtar e të luftës për liri!
Ti ke pritur dhe përcjellur,ju ke dhënë bukë shumë shokëve të mij dhe unë të jam mirënjohës që ju ke shërbyer me duartë tua: Heroit të Kombit Xhevat Qerimit, Ismet Abdullahut, Nazmi Hoxhes, Bejtullah Tahirit, Ramadan Avdiut, Izmi Zekes, Ekrem Qerimit, Irfan Musmuratit, Fikrie Berishes e shumë të tjerëve…
Faleminderit Nanë që nuk më ke kundërshtuar që shtëpia jonë të shëndërrohej që qendër vendvotimi për zgjedhje Presidenciale e Parlamentare të Kosovës më 24 Maj në vitin 1992!
Lamtumirë Nano, Ti do të jeshë në zemrën time, jo vetëm pse je Nana ime, që është normale, por edhe pse më ke ofruar aq shumë ngrohtësi e aq shumë afërsi, sa më bëre edhe shokun Tënd, e për shumë gjëra të tjera, për të cilat unë isha i privilegjuari i vetëm për Ty!
Lamtumirë mbretëresha e hoxhajve të Cernicës në zemrën time!
Zemra Jote rrahë e do të rrahë gjithmonë në zemrën time deri në frymën e fundit!
Të kam dhënë fjalë e besë se ndarjen Tënde nga jeta, do ta bëjmë ngjarje kombëtare!
Jehona e nderimit për Ty, në pëcjelljën e fundit drejt tokës së florinjtë të dheut të Atdheut të çliruar nga çizmja pushtuese serbe, ishte e madhe ndonëse qëndronte e vogël, brenda madheshtisë Tënde gjigante!
Të fala Agës Bit, Nanës Salë e Babës Qerim, dajës Ahmet e dajës Nehat e Tetës Fahri!
Lamtumirë, lamtumirë Nanoooo!
Nuk të harron Ismeti Ty, jooooooooo kurr!
Me mall të pashuar djali Yt!
Ismet Sylejmani
Cernicë, 10 Nëntor 2021